Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njofton se nga java e ardhshme do të ketë ulje të çmimit të miellit.
Përmes një statusi në Facebook, ai ka treguar se shteti ka kompani me përgjegjësi shoqërore
“Sot u informova se nga java e ardhshme do të ketë ulje shtesë të çmimit të miellit, nga prodhuesit tanë!
Shteti jonë ka kompani me përgjegjësi shoqërore!”, shkruan Bekteshi në profilin e tij në facebook.