Në rajonin më të gjerë të Tetovës dhe Gostivarit, të dielën nga ora 08:00 deri në 20:00 është kryer aksion kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, në të cilën janë shqiptuar gjithsej 148 masa. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 74 drejtues mjetesh të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit, nga të cilët 4 me më shumë se 70 kilometra në orë, 20 drejtues mjetesh (deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë. Përveç këtyre, 74 drejtues mjetesh të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar në vendbanim janë rrumbullaksuar me parashtresa përkatëse, si dhe janë sanksionuar 21 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore. Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, sërish apelon dhe udhëzon drejtuesit e mjeteve që të mos nguten pa nevojë dhe shpejtësinë ta përshtatin sipas kushteve të rrugës, sepse këtë vit shkaktari më i shpeshtë i aksidenteve deri më tani është tejkalimi i shpejtësisë së lejuar. Posaçërisht kërkohet që të mos nxitohet në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, ku shpeshherë tejkalohet shpejtësia maksimale.