Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin pas mesnate bëhet ndryshimi i çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,550 den/kg .
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,50 den/litër.
Pas mesnate çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 82,00 (denarë/litër),
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 84,50 (denarë/litër),
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 73,00 (denarë/litër),
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,00 (denarë/litër),
- Mazut М-1 SU 37,628 (denarë/kilogram).
Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.