Monday, May 29, 2023

Kovaçevski uron Erdoganin: Besoj se do të punojmë për sigurinë në botë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka uruar presidentin e...

Ndihen lëkundje tërmeti në afërsi të Pukës, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në afërsi të...

Rusia vendos një senator amerikan në listën e të kërkuarve

Ministria e Brendshme e Rusisë e ka...

Nis shpërndarja e pensioneve për muajin mars në RMV, do të jenë më të larta për 8,4 për qind

Nga Ministria për Punë dhe Politik Sociale njoftojnë se nga dita e sotme, respektivisht nga 28.03.2023 nis pagesa në etapa e pensioneve të muajit mars.

Nga MPPS shtojnë se pensionet do të jeni për 8,4 për qind më të larta.

“Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit: Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.03.2023 (e martë); për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.03.2023 (e mërkurë); Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30.03.2023 (e enjte) dhe për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa duhet të bëhet më 31.03.2023 (e premte)”.

“Pensionistët që përdorin kartelë pagesore, të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund t’i marrin paratë nga data 28 mars (e martë)”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPPS.