“Fronti për Europë” nëse shfrytëzohet mirë nga elitat politike në Maqedoninë e Veriut mund të parandalojë ndikimin rus të të gjitha formave, thotë në një prononcim për portalin Indeks.mk, Selim Ibraimi nga Instituti për Studime dhe Zhvillim të Sigurisë – “ISSD-Maqedoni”, duke folur për nismën e liderit të BDI-së, AliAhmeti, “Fronti për Europë” si pararojë nga ndikim rus në vend.
“Fronti për Evropë ka shumë drejtime një ndër ata është ky i cili mund të shfrytëzohet mirë nga forcat progresive për të parandaluar ndikimin rus të të gjitha formave. Në të kaluarën e Maqedonisë dihet se sa thellë ka depërtuar po ky ndikim tek partitë politike. Sot me rëndësi është të nxirren mësime dhe shtrirja ruse të bllokohet nga të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut. Raportet e fundit tregojnë se Ambasada ruse vazhdon të jetë një ndër më aktivet në Maqedoninë e Veriut, andaj është mirë që të mos bëhen gabime si më parë”, deklaroi Ibraimi për Indeks.mk