Sasha Cvjetan, Zhelko Gjukiq, Dragan Mediq, Dragan Borojeviq, dhe Miodrag Shollaja, shumica tè dènuar me nga 20 vite burgim, sipas Fondit per të Drejten Humanitare jane pjesetaret rezerve te Njesise famëkege Shkorpionët, e qè jane autor tè masakres se 14 civilève, anetare tè familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu ne Podujeve. Perkunder qe keta kriminele jane denuar per masakren e 28 marsit, e mbijetuara Saranda Bogujevci thote se fatkeqësisht njè pjese e madhe e tyre jane liruar para se te perfundojne denimin e plotê.
“Bill Clinton he Medeline Albrigh, genjyen se serbët kryen e masakra e vrane civile ne Kosove”.
Kështu kishte deklaruar ne vitin 2020, Ivica Daçiq, tash minister i Jashtem i Serbise.
Daçiq njihet per tendencen pēr të mohuar krimet në Kosove, megjithate ne vitin 2013 ishte perballur per se afermi me mizorite që kane krye mbi civilet.
Në Qendren Kulturore të Beogradit ishte hapur një ekspozite qe ishte realizuar ne bashkepunim me
Saranda, Fatos dhe Jehona Bogujevcin, te mbijetuar të masakres se familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu.
Autoret e kësaj masakre qe kishin kryer krime të terrshme paraprakisht edhe ndaj civilève ne Bosnje, jane pjesètaret rezerve te Njesise Speciale Antiterroriste (SAJ), nën emrin “Shkorpionët”
Saranda Bogujevci te ciles i jane vrare 16 anëtare të familjes, dhe e cila i mbijetoi 16 plumbave thote se disa nga te denuarit për masakrën ku viktime ishte edhe ~ jane liruar para vuajtjes sè plote te denimit. “Ne krejt kete tmerr ge e kemi perjetuar e kemi pasur nje fat ku pas luftës jemi dergu ne Angli per shërim dhe atje jane krijuar disa mundesi dhe kushte per te na ndihmura dhe perkrahur. Sa i perket rastit tone edhe pse ka pasur denime fatkeqësisht njè pjese e madhe e tyre jane liruar para lirimit te denimit”, ka thene Bogujevci.
Sa i perket kesaj masakre sipas Fondit per te Drejtën Humanitare, në Serbi janë zhvilluar dy procese.
“Sasha Cvjetan, ndaj të cili giykimi fillimisht ka filluar ne Prokuple me pas eshte transferuar n° Beograd, pra aktakuza e pare per kêtë rast dhe i njejti eshtê dènuar me 20 vite burgim”, ka thene Alija.
Edhe pse nuk ishte penduar kurre per krimet e kryera, por kishte mohuar fajin, Sasha Cvjetan më 22 Mars të vitit 2018 u lira pasi kishte vuatur dy te tretat e denimit.
Pas ketij krimineli para drejtesise dolen edhe kater pjesëtar tjere te njesise famekege “Shkorpionët”.
“Aktakuza e dytë eshte kunder kater personave, Zhelko Gjukiq, Dragan Mediq he Dragan Borojeviq, dhe Miodraga Shollaja, te cilēt po ashtu janë shpallur fajtore dhe shumica prej tyre jane denuar me 20 vite burgim.” ka vijuar ai.
Alija tregon se nga gykatat në Serbi për krimet e luftës ne Kosove jane denuar vetem 15 serbe.
Sa i perket masakres se 28 marsit në Podujeve, Dejan Demiroviq, ishte arratisur ne Kanada, nderkaq ne vitin 2001 u ekstradua Serbise e kater vet me vone edhe u bë deshmitar bashkepunues ne procesin ne fjalē.