Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) dhe Programi ër Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) sot do ta promovojnë Kornizën progamore për bashkëpunim.
Bëhet fjalë për një program në kuadër të të cilit në tre vitet e ardhshme, do të realizohen projektet “Përballja me ndotjen e ajrit” dhe “Ngritja e kapaciteteve komunale për zbatimin e projekteve”.
Në promovim, për qëllimet dhe aktivitetet e projekteve do të flasin Kaja Shukova, ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Risto Penov, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Ami Larson Xhain, ambasadore e Suedisë, Armen Grigorjan, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Ramiz Rexhepi, drejtor i Byrosë për Zhvillim Rajonal dhe Dushica Perishiq, drejtoreshë ekzekutive e BNJVL-së.
Korniza programore për bashkëpunim ndërmjet Sida-s dhe UNDP-së Maqedonia e Veriut është krijuar për të kontribuar në prioritetet kombëtare për zhvillim që janë të përcaktuara në dokumentet strategjike kryesore të vendit, duke përfshirë Strategjinë Kombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm, Programin për punë të Qeverisë 2020 – 2024, Programin për reformat ekonomike dhe Plani kombëtar për miratimin e të drejtës së BE-së.
Programi është vendosur në kuadër të “Strategjisë së Suedisë për Bashkëpunim të Reformave me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2021 – 2027” dhe Dokumentit programor të UNDP-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut (2021-2025).