Rreth 800 mijë protestues bllokuan transportin publik, rafineri e shkolla në Francë, në shenjë zemërimi ndaj presidentit Emanuel Macron dhe reformës së pensioneve.Demonstratat e qytetarëve, që fillimisht nisën paqësore, u shndërruan në përleshje me forcat e rendit.Qindra persona mbetën të plagosur, përfshirë protestues dhe policë.Sindikatat vazhdimisht i kanë bërë thirrje qeverisë të pezullojë përkohësisht dhe ridiskutojë reformën, që do ta bëjë moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.Ndërsa qeveria e Macron qëndron e palëkundur, për ta çuar nismën e saj deri në fund.