Kryeprokurori Lubomir Joveski nuk jep detaje lidhur me hetimet e ngritura të Prokurorisë themelore për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, për procedurat me kompanitë për mbikëqyrjen e punimeve në Korridorin 8 dhe 10D.

“Kjo prokurori në këtë moment i ndërmerr veprimet e duhura të prokurorisë publike, për shkak të procedurës në të cilën ndodhet lënda më tepër njoftime për opinionin nuk mund të japim për momentin , kur të mund të jepen informata për veprimet që i ndërmori prokuroria dhe vendimi i sjellë eventual do të njoftoheni në kohë”, deklaroi Lubomir Joveski, Kryeprokuror.

Lënda për tenderin e mbikëqyrjes së Korridoreve 8 dhe 10D në Prokurorinë e Ndjekjes së Krimit dhe Korrupsionit u hap në bazë të denoncimit publik. Nga ana tjetër të dhëna të tjera dalin në sipërfaqe për njërën nga kompanitë.

Kompania Electra Solution, e cila është një nga kompanitë që do të mbikëqyrë punën e Bechtel dhe Enka, ka siguruar licencën A, për të kryer aktivitetin në një kohë rekorde prej vetëm katër ditësh pune. Nga informacionet e disponueshme publikisht rezulton se shpallja është publikuar më 15 shtator, Electra Solution ka aplikuar më datën 27 të të njëjtit muaj dhe ka marrë dokumentin e nevojshëm nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve më 3 tetor.

I dyshimtë edhe fakti se si i ka përmbushur kriteret e shpalljes për të punësuarit që duhet të ketë kompania. Ka qenë e nevojshme që kompania të kishte të punësuar së paku katër inxhinierë, dy prej të cilëve kishin autorizim për të kryer mbikëqyrje. Të dhënat tregojnë se dy nga katër inxhinierët janë të punësuar plus 40 orë në javë, që do të thotë se ata persona kanë punuar edhe në kompani tjetër në të njëjtën kohë. Interesante janë të dhënat që tregojnë se një inxhinier ka qenë i punësuar në ditën kur kompania ka aplikuar për tender, më 27 shtator. dyshime ka edhe mbi arsyet e dështimit të tenderit të parë për mbikëqyrje.