Sindikatat e shëndetësisë, të cilat disa orë para protestës së paralajmëruar, ishin në takim në Ministrinë e Shëndetësisë, kanë arritur marrëveshje.

“Arritëm marrëveshje. Nga tre mijë denarë për të gjitha infermieret dhe nga dy mijë denarë për të gjithë tjerët nga personeli ndihmës-teknik, administrata, mjekët, të gjithë të punësuarit në shëndetësi të kenë rritje bruto me pagën e marsit”, deklaroi Predrag Serafimovski, nënkryetar i Sindikatave të Qendrës klinike pas mbledhjes me zëvendës ministren e Shëndetësisë dhe shefin e Kabinetit të minsitrit të Shëndetësisë.

Serafimovski tha se edhe nga Ministria e Shëndetësisë duhet të dalin dhe ta konfirmojnë këtë marrëveshje.

Kryetari i Sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtj sociale, Lubisha Karanfillovski tha se me presion është arritur deri te detyrimi i nënshkrimit të aneksit së Marrëveshjes kolektive për veprimtarinë shëndetësore. Ai theksoi se me mosnënshkrimin e tij, do të ishin në situatë që 11 të punësuar në shëndetësi të barazohen me pagën minimale.

“Presim që marrëveshja e sotme, në periudhën më të shkurtë të mundur, gjatë javës së ardhshme, do të zyrtarizohet me nënshkrim”, tha Karanfillovski.

Ndryshe, anëtarë të dy sindikatave, sot kanë mbajtur protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.