Këngëtaren Tuna dhe reperin Cozman, do ti shohim sërish bashkë pas nëntë vitesh ndarje.

Ish çifti kanë bashkuar forcat për një projekt muzikorë, shkruan “Kosovarja”.

Dyshja e bënë këtë të ditur përmes fotografive në Instagram teksa edhe janë bërë ‘’follow’’.

“I huaj”, “E huaj”, janë mbishkrimet që bien në sy teksa zbulojnë bashkëpunimin e tyre.

Nuk dihet nëse janë bashkë vetëm për këtë duet apo kanë edhe diçka më shumë por mbetet të shihet.

Kujtojmë se dy artistët kanë edhe dy bashkëpunime nga e kaluara “Hola” dhe “Fenix”, që vazhdojnë e dëgjohen ende, dhe sigurisht edhe ky duet pritet të jetë një hit.