Saturday, September 30, 2023

Edi Rama niset për në Londër, kjo është arsyeja


Edi Rama, sot ka fluturuar për në Londër të Britanisë së Madhe.

Kjo është një vizitë zyrtare e kreut të ekzekutivit shqiptar, i cili pritet të takohet me homologun e tij britanik Rishi Sunak.

Ata thuhet se do të diskutojnë mbi çështje aktuale të politikës ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit, përmes marrëveshjeve ndërqeveritare, në fusha me interes të ndërsjellët.

Takimi mes tyre vjen pas disa polemikave mes Tiranës dhe Londrës në lidhje me deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman për emigrantët shqiptarë, të konsideruar si diskriminuese nga kreu i qeverisë shqiptare dhe komuniteti shqiptar në Angli dhe pas miratimit të ligjit kundër emigrantëve që ka shkaktuar polemika në Britaninë e Madhe.