Wednesday, September 27, 2023

Stresi pas fitores së “BBVK”, zbulon çfarë ka ndodhur me Keisin


Ka folur me Keisin pas fitores së “BBVK”? Stresi zbulon çfarë ka ndodhur me ta.

Stresi është shpallur fitues i Big Brother VIP Kosova.

Ai ishte në finale bashkë me Julianë, Vedatin, Artanin dhe Mbresën.

I ftuar sot në një intervistë, Stresi ka folur edhe për raportin që ka tani me ish-in e tij, Kejsin, duke zbuluar se kanë komunikuar edhe privatisht pas fitores së tij.

Stresi tha se ajo e ka telefonuar, por nuk preferoi që të tregonte më shumë detaje, duke e quajtur marrëdhënien me të si diçka personale e që preferon ta mbajë të tillë.

Ndryshe, ai ka thënë se arsyeja e ndarjes ka qenë tradhtia nga ana e tij.