Dhjetëra autobusë me shqiptarë kanë shkuar në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndaj të cilëve sot do të fillojë gjykimi.
Autobusët kanë ardhur nga Gjermania, Austria, Zvicra e Belgjika dhe protesta pritet të nisë në orën 10:00.
Kujtojmë që dje në Prishtinë u mbajt Marshi për Drejtësinë, ku morën pjesë afër 100 mijë persona.
Në përkrahje të marshit të djeshme janë shprehur edhe politikanë nga Shqipëria, siç është kryeministri Edi Rama.
Përveç nga Kosova dhe Shqipëria, në përkrahje të këtij marshi është shprehur edhe ish-emisari i veçantë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, i cili ndër tjerash ka kërkuar nga SHBA’të që të bëjnë thirrje për lirimin e Thaçit.
‘‘Unë qëndroj me këta miq në Kosovë – tubim për lirimin e mikut tim HashimThaci. Shtetet e Bashkuara. duhet të bëjë thirrje për lirimin e Thaçit! Ekipi Biden mungon në veprim’’, ka thënë Grenell.
Duhet shtuar se pjesë e marshit, kanë qenë edhe vetë familjarët e ish-krerëve të UÇK’së, si ajo e Thaçit dhe ajo e Veselit.