Sunday, December 3, 2023

Flet për herë të parë “Jurgena” e Luizit: Nuk kam reaguar asnjëherë sepse…


Prej kohësh, emri “Jurgena” është lakuar shumë në media, pasi u bë e njohur si vajza që menaxhonte Instagramin e banorit të shtëpisë së Big Brother Vip, Luizit.

Edhe pse fytyra e saj nuk është bërë ende publike, lart e poshtë nëpër rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto dhe emra.

Një prej tyre ka qenë edhe Jurgena Ramadani e cila u perfol se është shoqja e Luizit e cila ja menaxhon instagramin këngëtarit.

Por, së fundmi ajo ka sqaruar njëherë e mirë se nuk ka lidhje me këngëtarin dhe nuk është ajo “Jurgena” mikesha e Luizit.

“Unë jam Jurgena, por jo Jurgena e Luizit që të gjithë do donin të ishin. Sikurse e thatë dhe ju, unë jam thjesht një fanse e Luizit. Por kush nuk do donte të ishte shoqja e Luizit.

Nëse do doja të përfitoja nga kjo situatë unë nuk do kisha dalë dhe të thoja që nuk jam ajo Jurgena që përmend Luizi. Unë kam thënë që nuk jam, por që do doja të isha.

Unë nuk kam reaguar asnjëherë për ‘BBVIP’ sepse profilin tim e kam profesional dhe nuk doja ta përfshija për aspekte personale”- tha ajo për “E Diell”.