Blendi Klosi zbulon takimin në Hagë, çfarë i tha Hashim Thaçi?

Sekretari organizativ i PS-së, Bledi Klosi, zbuloi bisedat me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin që e kishte takuar në Hagë.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Klosi theksoi se Thaçi i tha që kur morën armët për të çliruar Kosovën, nuk menduan as për postet që do të merrnin dhe as për akuzat për që do të rëndonin mbi ta, por vetëm për lirinë e Kosovës.

“Pata nderin që të isha në Hagë para pak ditësh dhe të takoja Thaçin, pata një ndjesi direkte të tij për disa orë për atë çfarë priste nga aktakuza. Në të gjithë këtë histori nuk kërkohet që të goditet Thaçi dhe miqtë e tij, por kërkohet të goditet ajo se kush e çliroi Kosovën, pra që lufta e UÇK-së të përbaltet.

Besoj se historia do të flasë qartë për heroizmin e tyre për çlirimin e Kosovës. Thaçi i qetë dhe shumë krenar për atë që ka bërë më tha që kur morën armët për të çliruar Kosovën, nuk menduan as që do bëheshin kryeministra , as presidentë dhe as s’do kishin këtë proces gjyqësor, por i morën armët për të çliruar Kosovën dhe ata ia arritën qëllimit”, tha ai.