Nesër me hedhjen e gurëthemelit do të fillojnë edhe zyrtarisht punimet për ndërtimin e Korridorit 8-të. Gurthemeli siç ka njoftuar zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi do të hidhet në afërsi të pikës pagesore Tetovë-Gostivar.
Ai sonte përsëri ka reaguar nëpërmes një statusi në “Facebook”, ku edhe ka shkruar se dita tashmë ka ardhur dhe se nesër fillojmë zyrtarisht.
Erdhi dita miq, dita e shumëpritur dhe e shumëdēshiruar e vendosjes së gurthemelit të ndërtimit të autostradës me gjashtë korsi të korridorit 8, nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga e deri në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.
Ëndrra disadekadëshe dhe shumëgjeneratëshe po realizohet.
Nesër fillojmë 🛣️ 🛻 🚧
120
|
5
|
3
|
Grubi ka shtuar se ëndrra disadekadëshe dhe shumëgjeneratëshe po realizohet.
“Erdhi dita miq, dita e shumëpritur dhe e shumëdëshiruar e vendosjes së gurthemelit të ndërtimit të autostradës me gjashtë korsi të korridorit 8, nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga e deri në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Ëndrra disadekadëshe dhe shumëgjeneratëshe po realizohet. Nesër fillojmë”, ka shkruar Grubi.