Nëpunës poolicorë pranë SPB Tetovë-Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar, sot në mëngjes rreth orës 4 e 30 minuta e kanë arrestuar 47 vjeçarin Z.S. nga f. Çegranë i Gostivarit.
Ai dyshohet se më herët ka kryer vjedhje në objekt gastronomik në rr. “Goce Dellçev” në Gostivar, gjatë së cilës ka vjedhur të holla dhe produkte të ndryshme.
Nga MPB njoftojnë se Z.S. është në mbajtje në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës