Sllovenia do të insistojë që përveç ndryshimeve të dakorduara kushtetuese, nuk guxon të ketë kërkesa plotësuese në procesin e aderimit dhe negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

“Unë besoj se ajo është detyrë e vështirë dhe se do të mbizotërojë arsyeja te të gjitha palët politike në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për mundësi historike, e cila nuk ka të bëjë me përkatësin partiake politike, por vetëm me ardhmërinë e gjithë popullit të Maqedonisë”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Bullgari, ka uruar që Bullgaria të zgjedh një Qeveri politike proevropiane.

“Ne si vend fqinjë dëshirojmë që Bullgaria të zgjedh qeveri politike që do të orientohet 100 % drejt  respektimit të parimeve të Bashkimit Evropian, parimeve të zgjerimit të Bashkimit Evropian, respektim të të gjitha fqinjëve dhe ndërtimit të raporteve të mira fqinjësore edhe me shtetin tonë edhe me fqinjët e tjera”.

Në kuadër të vizitës së tij në Slloveni, Kovaçevski dhe kryeministri slloven, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për përforcim të bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë.