Vendosja e gurëthemelit për Korridorin 8 që pritet të ndodhë nesër në pikën pagesore Tetovë-Gostivarë e që lidh Maqedoninë e Veriut me Republikën e Shqipërisë është vlerësuar shumë nga të gjithë qytetarët, ekonomistët e analistët.
Në një prononcim për indeks.mk, fjalë të mëdha për këtë korridor ka folur edhe drejtori gjeneral dhe udhëheqësi i njërës prej kompanive më gjigande në vendin tonë, “Dauti Komerc”, Xhemail Dauti.
Ai tha se ndërtimi i këtij këtij aksi rrugorë që lidh dy vendet përveç të mirave dhe lehtësimeve ekonomike që do tu sjellë kompanive, do të shkurtojë edhe lehtësojë edhe më shumë qytetarëve të vendit tonë, rrugën deri në Shqipëri dhe anasjelltas.
Dauti ka deklaruar se ky corridor do ti lidhë në mënyrë direkte kompanitë e vendit me portin e Durrësit që do të jetë edhe një tjetër përfitim.
Sipas tij, me ndërtimin e këtij korridori nga një kompani me renome ndërkombëtare do të përfitojnë edhe shum kompani tona vendora të cilat me marrëveshje do të përfshihen në ndërtimin e vet këtij korridori.