Komisioni Kuvendor  për Arsim, Shkencë dhe Sport do të fillojë pasi do të përfundojë seanca plenare në të cilën para deputetëve fjalim do të mbajë kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Deputeti Zdravko Trajanov nga VMRO-DPMNE-ja në mënyrë procedurale kërkoi shtyrje për shkak të pranisë në seancën plenare.  Kërkoi harmonizim edhe me terminin e Komisionit Kuvendor për Çështje Evropiane, të caktuar nga ora 13:00, pasi disa një pjesë e deputetëve  janëanëtarë në të dy komisionet.

“Përndryshe, do të konsiderojmë se qëllimi për kaos në Kuvend është tendencioz, ndërsa në arsim do të diskutohet për çështje shumë serioze”, tha Trajanovi në fillim të seancës ku  merr pjesë  zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu.

Në rend dite të seancës së komisionit janë edhe ndryshimet e katër ligjeve për arsimin, në lexim të parë, për shkak të harmonizimit të tyre me Ligjin për kundërvajtje.