Familjet kumanovare që kanë regjistruar fëmijë nxënës të klasës së parë do të subvencionohen me nga dy mijë denarë.
Kjo inciativë u miratua sot me shumicë votash, pasi u propozua në Këshillin Komunal nga këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Informacione më të detajuara lidhur me këtë vendim ka dhënë këshilltari komunal, Mendu Asani në rrjetin social Facebook.
Njoftimi i plotë:
👉Sot në seancën e 23-të të këshillit komunal së bashku me LSDM-në propozuam pikë të rendit të ditës ku të gjithë këshilltarët votuan VENDIM për subvencione për 👨👩👧👦familjet që kanë regjistruar nxënësit në klasën e parë🎒në shkollat fillore komunale në vitin shkollor 2023/2024,nga Buxheti i Komunës se Kumanovës për vitin 2023, në shumë prej 2.000,00 denarë për nxënës.
#BDI