Monday, May 29, 2023

Anceloti a do t’i bashkohej Barcelonës? Kjo është përgjigjeja interesante nga strategu italian


Ancelotti: Kurrë në jetë nuk do t’i bashkohesha Barcelonës.

Trajneri i Realit ka folur në konferencë për media para përballjes së nesërme mjaft të vështirë ndaj Villarrealit.

Ndër deklaratat që bëri, trajneri italian u pyet edhe nëse do t’i bashkohej Barcelonës, shkruan Gazeta Express.

“Kurrë në jetë nuk do t’i bashkohesha Barcelonës. E pamundur. Historia ime është këtu te Real Madridi, klubi më i mirë në botë. Njerëzit më duan këtu”, tha Ancelotti.

Ancelotti është pjesë e Real Madridit që nga viti 2021, ndërkohë “Los Blancos” i kishte drejtuar edhe në periudhën 2013-2015.