ëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot do të presë ministren e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Tanja Mishçeviq, e cila është në vizitë zyrtare njëditore në Shkup.
Siç kumtoi Sekretariati për çështje evropiane, të dy delegacionet do të kenë takim dy palësh në të cilin do të nënshkruhet memorandumi për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane.
Është parashikuar Mariçiq dhe Mishçeviq pas takimit të mbajnë konferencë për shtyp.