Olta Gixhari flet pas daljes nga BBVA për bashkëshortin.

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga Big Brother VIP Albania.

E ftuar në “Më lër të flas”, ajo ka folur për eksperiencën brenda, largimin nga shtëpia e po ashtu edhe për banorët e tjerë.

Mes tjerash, artistja ka komentuar edhe raportin që ka tashmë me bashkëshortin e saj, Dorin.

“Dorin e kishte marrë malli shumë. Nga mendorja ishte shumë mirë. U rikuperuam shumë shpejt familjarisht”, tha mes tjerash Gixhari.