Aksioni “Taksisti 2023” – Policia kapë mbi 10 mijë euro të falsifikuara, arrestohen dy persona.
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të quajtur “Taksisti 2023” për të parandaluar sjelljen e parave të falsifikuar nga Maqedonia në Kosovë.
Të dyshuarve A.L dhe V.F., u janë gjetur pesëdhjetë (50) paketime me gjithsej dhjetë mijë (10,000) para të Falsifikuara në bankënota nga dy (2) euro.
Përveç kësaj atyre u janë konfiskuar edhe gjashtëqind euro (600) tjera nga dy (2) euro të falsifikuara.
Pas kësaj, Policia ka kryer bastisje edhe në dy lokacione, njëri në fshatin Rakaj-Ferizaj dhe tjetri në Han të Elezit.
Pra, janë konfiskuar:
“Pesëdhjetë (50) paketime-gjithsej dhjetë mijë (10,000.00) Euro-një paketim 200 copë me nga dy (2) Euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara,
Gjashtëqind (600) euro nga dy (2) euro të falsifikuara,
Një veturë Mercedes, pronë e të dyshuarit (A.L.),
Një veturë Opel Vektra, pronë e të dyshuarit (A.L.),
Një Telefon mobil SAMSUNG,
Një telefon mobil SAMSUNG A-12, pronë e të dyshuarës (V.F.)”, thuhet në komunikatë.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve dhe janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit ndalohen për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.