Monday, May 29, 2023

Bërnabiq: Situata në Kosovë s’ka qenë kurrë më e vështirë

  Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar...

Hapet komuna e Haraçinës, administrata rinis punën

Kreu i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi...

Bekteshi: Qytetarët do të paguajnë rrymë më të lirë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot siguroi...

E diela e rezervuar për spektaklin e Playoffit në volejboll


E diela e rezervuar për volejboll.

Ndeshjet e para gjysmefinale të Playoffit në Superligën A, zënë vend të dielën në katër palestra të ndryshme, ku premtohet spektakli i karakterizuar për ndeshjet e Playoffit të ekipeve elitare kosovare të volejbollit.

Në palestrën “Bashkim Selishta”, ekipi i cili mbyll sezonin e rregullt si lidere në tabelë, Drita (kampione në fuqi te femrat), pret M-Technologien, e cila e mbylli fushatën në vendin e katërt, me fillim nga ora 18:00.

Në gjysmëfinalen tjetër te femrat, Skenderaj, nga vendi i dytë, ndeshet me Fer Volleyn nga vendi i tretë, në palestrën “Ilaz Kodra”, me fillim nga ora 20:00.

Në konkurrencën e meshkujve, liderja Drita do të ketë punë me Pejën, në vendin e katërt, me fillim nga ora 20:00, në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti”.

Në të njëjtën kohë dhe ditë, Ferizaj, ekip i cili mbylli sezonin e rregullt në vendin e dytë, do të ndeshet në gjysmëfinalen e parë me Skenderbeun nga vendi i tretë, me fillim nga ora 20:00, në palestrën “Bill Klinton”.