Këndellet Liverpooli, shënon fitore të thellë ndaj Leedsit.

Pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore (dy humbjeve e dy barazimeve), Liverpooli ka arritur të rikthehet te fitorja në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi me shumë lehtësi sonte në udhëtim kundër Leeds Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Ellan Road” përfundoi me rezultatin 1:6.

Mohamed Salah (39’, 64’) dhe Diogo Jota (52’, 74’) shënuan nga dy gola në fitoren e “Të Kuqve”, kurse nga një shënuan edhe Cody Gakpo (35’) e Darwin Nunez (90’).

Golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e shënoi Luis Sinisterra (47’).

Liverpooli pas kësaj fitore ka 47 pikë në pozitën e tetë në tabelë, kurse Leedsi ndodhet në pozitën e 16-të me 29 pikë.