Zjarr në korridorin e një banese në Prishtinë.

Një zjarr ka ndodhur në një banesë në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Malë Gashi, komandant i zjarrfikësve në Prishtinë.

Gashi tha se zjarri ka ndodhur në një bodrum, i cili ishte adaptuar si banesë.

Ai tha se nuk ka të lënduar nga ky rast.

“Një batanije ishte kapluar nga zjarri. Në korridorin e një banese, në fakt të një bodrumi e cila është shndërruar në banesë ka ndodhur rasti. Ishte shkaktuar zjarr e tym, e kjo shkaktoi panik tek banorët aty. Nuk ka të lënduar nga ky rast”, tha Gashi.