Nesër në të gjithë botën myslimanët festojnë festën e Fitër Bajramin, festë kjo e cila vjen pas një muaji agjërimi të Ramazanit.

Përveç urimeve, pjesë e rëndësishme e kësaj feste janë edhe ushqimet dhe ëmbëlsirat, përcjell Klankosova.tv.

Këto janë disa nga ushqimet dhe ëmbëlsirat që asnjëherë nuk mungojnë për këtë ditë:

Sarma

Është edhe një ushqim i njohur mirë i cili gatuhet nga lakra e freskët apo lakra turshi, mishi i bluar dhe orizi.

Pite

Çdo Bajram, shumica e familjeve zgjedhin që në tryezën e tyre të kenë një lloj të pites, si të tillë me djathë dhe lakrori.

Pulë

Pula është gjithashtu shpesh pjesë e tryezës së Bajramit.

Në këtë ditë servohet pulë e pjekur në tavë e kombinuar me patate apo perime të ndryshme.

Bakllava

Ëmbëlsira karakteristike e Bajramit është ajo e quajtur Bakllavë.

Përbërësit kryesorë të saj janë petët, arrat, si dhe, sipas dëshirës, rrush i thatë apo badem.

Tullumbat

Janë ëmbëlsirë që bëhet nga vezët, uji, vaji, sheqeri dhe mielli. Gatuhen me shabllon të veçantë dhe zakonisht janë pjesë e festës së Bajramit.