Grupi punues për ndryshime kushtetuese pritet të mbajë seancën e parë të mërkurën ose të enjten, konfirmuan nga Ministria e Drejtësisë. Propozues i ndryshimeve kushtetuese është qeveria. Pas përgatitjes së amendamenteve, propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese brenda Kuvendit.

Grupi punues i ekspertëve, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, do të përbëhet nga Sali Murati – ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Margarita Caca Nikolovska – ish-gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Bajram Polozhani – ish-gjyqtar kushtetuese, Branko Naumovski – ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Jeton Shasivari – profesor në Universitetin e Evropës Juglindore, Ana Çupeska – profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Elena Mihajlova Stratilati – profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Besa Arifi – profesoreshë në Universitetin e EJL-së dhe Marija Pandevska – profesoreshë në Institutin e Historisë Kombëtare.