Pas periudhave në të cilat janë shënuar humbje, në tremujorin e parë të vitit Qendra Tregtare e Qytetit ka arritur rezultate pozitive financiare në vlerë bruto prej 129,7 mijë euro, informon PRESSonline.al.
Shoqata aksionare gjatë këtyre tre muajve ka regjistruar të hyra të përgjithshme prej 1,02 milionë euro (63,477 mijë denarë). Në këtë segment ka një rritje prej pesë për qind krahasuar me një vit më parë. Sa i përket shpenzimeve, ka një ulje prej tetë për qind dhe janë në vlerë prej 898,8 mijë euro (55,468 denarë).
Siç thuhet nga Qendra Tregtare e Qytetit, synimi është të perceptohen efektet e punës së vitit përmes realizimit të rezultateve pozitive, për të cilat do të shfrytëzohen maksimalisht kapacitetet në dispozicion.
Raportet e mëparshme financiare të Qendrës Tregtare të Qytetit nuk ishin aspak optimiste. Kompania ka funksionuar me humbje, humbjet e vitit të kaluar kanë qenë 11 për qind më të larta se ato në vitin 2021. Ose, bilanci minus për vitin 2022 ka qenë 646 mijë euro, ndërsa një vit më parë – 581 mijë euro. Në vitin 2020 humbja ishte 658.3 mijë euro, ndërsa në vitin 2019 – 556.3 mijë euro.
Të dhënat e fundit duket se thyejnë akullin. Nëse Qendra Tregtare e Qytetit më në fund do të lërë pas ditët e këqija dhe nëse do t’i ecë me të vërtetë, do të shihet gjatë vitit. Ndoshta simboli i Shkupit do të arrijë edhe qendrat e reja të ndërtuara tregtare.