Fokusi i samitit të sivjetmë janë ekonomitë prosperuese përmes transformimit shoqëror, digjitalizimit dhe lidershipit strategjik.
Në edicionin e 12-të të kësaj ngjarje rajonale prestigjioze, në gjithsej 13 panele me tema aktuale, përvojat dhe njohuritë e tyre të pasura do t’i ndajnë 40-të folës profesionistë.
“Një nga sfidat kryesore për të cilën punojmë që nga viti 2017 është restrukturimi i ekonomisë sonë . Në 2018-tën ishte miratuar plani për rritjen ekonomike dhe që nga atëherë për herë të parë filluam që përskaj përkrahjes nga investimet e huaja të përkrahim edhe investitorët vendas. Kjo tregoi rezultate sa i përket rritjes së bruto-prodhimit vendor. Edhe investimet e huaja direkte, vitin që lamë pas arritën nivele historike prej 753 milion euro për një vit, në vitin eë u definua si vit i krizës në Evropë dhe tek ne. Por tani investitorët që vinë në vend mbeten, zgjerojnë bizneset, por është rritur edhe niveli i pagave në zonat e lira ekonomike.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.