Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, me ç’rast do të drejtohet para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) dhe në seancën plenare inauguruese 2023-2025 të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, për të diskutuar mbi forcimin e demokracisë, vlerave evropiane së bashku me shoqërinë civile në vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Siç bëri të ditur MPJ-ja, Osmanit do të marrë pjesë  diskutimin në tryezën e rrumbullakët me raportuesit në hije dhe miqtë e Maqedonisë së Veriut, Kristijan Sagarc, Ilhan Kyçyk, Marion Valsman, Tijs Rojten, Masimo Kastaldo, Vlad Botos, Andrea Shajder dhe Irena Joveva.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Osmani  do të realizojë takime me liderët e grupeve më të mëdha të deputetëve në Parlamentin Evropian, Iraçe Garsia Perez nga grupi i Socialistëve dhe emokratëve (SD) dhe Manfred Veber nga Partia Popullore EVropiane (PPE).