Zyrtarët e policisë të SPB- Tetovë, mbrëmë rreth orës 02:30, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, e kanë arrestuar personin Xh.Zh. nga Republika e Kosovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.