Banka Popullore vazhdimisht ofron mbështetje për veprimtarinë kërkimore dhe kontribuon në avancimin e njohurive dhe nxitjen e mendimit shkencor dhe krijues, i cili është bazë për hartimin dhe zhvillimin e politikave të shëndosha ekonomike. Qëllimi ynë është të mbështesim ekonomistët e rinj për të krijuar ide të reja dhe zgjidhje inovative për sfidat në ekonomi. Në të njëjtën kohë, theksojmë rëndësinë e mendimit shkencor tek të rinjtë që janë politikëbërës në të ardhmen.
Këtë e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, gjatë ndarjes së plaketës për çmimin e parë për punimin më të mirë në fushën e makroekonomisë dhe bankave, e cila këtë vit iu nda Aleksandra Danevës për punimin: “Kthimi i aksioneve, rreziku dhe karakteristikat e ndërmarrjeve të tregjeve në zhvillim: Dëshmi empirike nga Bursa e Maqedonisë”.
Siç informon Banka Popullore, Aleksandra Doneva ka fituar Diplomë Ndërkombëtare për Ekonomi dhe Biznes në Universitetin Erazmus në Roterdam të Holandës. Njohuritë e saj i rindërton me përvojën e punës si analiste financiare në Kompaninë për menaxhim me fonde të hapura investues “VFP Fond Manaxhment” SHA Shkup.
“Puna e shpërblyer shqyrton karakteristikat e kompanive që ndikojnë në kthimet e aksioneve dhe modelon luhatshmërinë e indeksit të Bursës së Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, kthimet e indeksit dhe karakteristikat e kompanive krahasohen me shembullin e Sllovenisë, si vend me nivel më të lartë zhvillimi”, thuhet në kumtesë.
Bordi vlerësues, i cili këtë vit u kryesua nga zëvendësguvernatorja Ana Mitreska, anëtarë të të cilit ishin Biljana Davidovska-Stojanova, drejtoreshë dhe Gani Ramadani, këshilltar i pavarur në Drejtorinë për politikë monetare dhe hulumtime, dhanë notën më të lartë për punimin e vlerësuar.

Punimi i shpërblyer është publikuar në faqen e internetit të Bankës Popullore