Shtatë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, të cilët dje me vetëm 6 vota me propozim të zëvendësit të saj Selim Ademi e shkarkuan kryetaren Vesna Dameva, tani nuk mund të sigurojnë dhe votën e tetë për të zgjedhur presidentin e ri, prandaj e kanë shtrë seancën për 2 maj, njofton Portalb.mk.

Selim Ademi u ankua se seanca duhet të shtyhet pasi që nuk ishin të gjithë anëtarët, edhe pse të pranishëm ishin 12 anëtarë të Këshilli Gjyqësor me të drejtë të plotë vendimmarrëse.

Kryetarja e shkarkuar Vesna Dameva, proceduralisht e pyeti Ademin pse kërkon shtyrje prej dy ditësh, a bëhet kjo për të arritur shumicën prej 8 votash për president të ri?

“Ja do t’ju ​​japim dy ditë, do të shohim nëse do të arrini shumicën e nevojshme”. Çfarë mund të ndryshohet pas dy ditësh? Nuk kishim kohë të mjaftueshme për të ndërtuar një qëndrim? Epo atëherë ne nuk e meritojmë të ulemi në këtë trup. Dje është dashur të na mbroni të gjithëve nga presionet e jashtme”, tha Dameva.

Selim Ademi, nënkryetar i Këshillit Gjyqësor
Selim Ademi, nënkryetar i Këshillit Gjyqësor

Zakonisht, si para çdo seance, sigurimi në hyrje para orës 11 regjistroi gazetarët, fotoreporterët e pranishëm, por edhe pas më shumë se një ore ata qëndrojnë para dyerve të Këshillit Gjyqësor në pritje të thirrjes për fillimin e seancën.

Nga ana tjetër, sigurimi njoftoi shumë shpejt gazetarët se seanca do të fillojë në orën 13.00.

Një pjesë e ekipeve gazetareske të pranishme që kanë mbërritur para godinës më herët se ora 11:00, kur ishte caktuar nisja, dëshmojnë nga dritaret e hapura ku ndodhen ambientet e Këshillit Gjyqësor se për një periudhë të caktuar janë dëgjuar argumente në të cilat thoshin “kjo është anarki”, “jo nuk mund të jetë kështu”…

Mënyra se si u shkarkua dje Dameva shkaktoi reagime tek një pjesë e opinionit profesional, por edhe te sektori joqeveritar. Përkatësisht, as Ligji për Këshillin Gjyqësor dhe as Rregullorja e punës nuk parasheh procedurë për shkarkimin e kryetarit.

Koalicioni “Të gjithë për një gjyësi të drejtë” është përgjigjur dje se për shkarkimin e Damevës nga kryetarja është dashur të shkarkohet nga një anëtar i Këshillit Gjyqësor dhe për këtë, theksuan, nevojitet një procedurë e përshtatshme për procedim disiplinor në të cilat, kur ndodh shkarkimi, kërkohen tetë vota “për”, pa llogaritur atë të propozuesit. Në anën tjetër, Dameva u shkarkua nga Presidenca vetëm me shtatë vota, duke përfshirë edhe nënkryetarin që inicioi shkarkimin.