Forumi për ndryshime arsimore (FNA) si pjesë e nismës #DigiU sot do të organizojë forum me temë “Digjitalizimi i universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Sipas paralajmërimit të FNA-së, në mesin e panelistëve do të jenë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu.
Do të marrin pjesë edhe rektorët e universiteteve në Shtip dhe Tetovë, Dejan Mirakovski dhe Kushtrim Ahmeti, dhe Hristina Spasevska, prorektore për mësim pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi”-Shkup.