Ministria e Shoqërisë informatike dhe Administratës në partneritet me programin për zhvillim të Kombeve të bashkuara (UNDP) dhe Lidhjes nacionale të personave të verbër sot zyrtarisht e promovuan versionin për pajisje iOS të softuer-aplikacionit për persona me shikim të dëmtuar në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase, duke e quajtur në mënyrë simbolike Kiko dhe Hana, i cili u mundëson tekstin e shkruar ta dëgjojnë dhe kuptojnë në versionin audio.
Sekretari i Lidhjes nacionale të personave të verbër, Gligor Samarxhiski theksoi se Kiko dhe Hana gjatë pothuajse tre viteve të kaluara u bënë pjesë e përditshmërisë së të gjithë personave me shikim të dëmtuar në vendin tonë dhe tashmë e shfrytëzojnë mbi 2.000 njerëz. Ai potencoi se në të ardhmen planifikohet që këto zëra të fitojnë zbatim akoma më të madh, përkatësisht të dëgjohen në autobusë për paralajmërim të stacionit të ardhshëm apo ndërkaq në banka, në bankomate, të cilët do t’i lexojnë menytë dhe butonat, dhe në shumë vende të tjera që do të jenë në dobi të personave me shikim të dëmtuar.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu theksoi se tashmë në procedurë është përpilimi i interpretuesit folës të shenjave në MSHIA. Ai theksoi se po punojnë në atë që ueb-faqet e institucioneve t’i përmbushin standardet evropiane në të cilat do të kenë qasje edhe personat me pengesa. Përfaqësuesi i përhershëm i programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Grigorian shprehi kënaqësi për shkak se ky aplikacion tashmë është marrë dhe theksoi se kjo është dëshmi e mirë se kjo është diçka që nevojitet dhe që do të ketë ndikim pozitiv në jetët e personave me pengesa.