Monday, May 29, 2023

Kovaçevski uron Erdoganin: Besoj se do të punojmë për sigurinë në botë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka uruar presidentin e...

Ndihen lëkundje tërmeti në afërsi të Pukës, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në afërsi të...

Rusia vendos një senator amerikan në listën e të kërkuarve

Ministria e Brendshme e Rusisë e ka...

Benzema shënoi tre “het-trik” vetëm në muajin prill


“Shpërthimi” i Benzemas – shënoi tre “het-trik” vetëm në muajin prill.

Fituesi i Topit të Artë për vitin e kaluar, Karim Benzema ka konfirmuar edhe një herë se është një “makineri” e golave.

Sulmuesi i Real Madridit ka “shpërthyer” në muajin prill me ekipin mbretëror, shkruan lajmi.

Reprezentuesi francez ka regjistruar tre “het-trika” për vetëm muajin prill, diçka e jashtëzakonshme dhe e rrallë për një futbollist në botë.

Tek në datën 2 prill, Benzema i shënoi tre gola skuadrës së Real Valladolidit.

Tri ditë më vonë, Benzema e turpëroi Barcelonën me tre gola në “Camp Nou” në kuadër të ndeshjes kthyese në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Het-trikun e tretë në këtë muaj Benzema e kompletoi sonte (e shtunë) në ndeshjen kundër Almerias në fitoren 4:2.

Me këtë ecuri, Benzema mund të jetë një nga kandidatët kryesor për Topin e Artë edhe këtë vit.