Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka deklaruar se projekti si Korridori 8 dhe 10-D është projekt që do ta gëzojnë dhe brezat e ardhshëm.
Rexhepi në Facebook ka bërë një krahasim për të gjithë punën infrastrukturore për 32 vite në Maqedoninë e Veriut, duke lënë të kuptohet dhe rëndësia kapitale që ka ky projekt për shtetin tonë.
Statusi i plotë:
Në 32 vitet e fundit në vend janë ndërtuar dhe vënë në përdorim 186 kilometra autostradë ose 5.8 kilometra autostradë në vit. Me Marrëveshjen për Korridoret 8 dhe 10-d është planifikuar që në 4.7 vitet e ardhshme të ndërtohen rreth 110 kilometra autostradë ose 23 kilometra autostradë në vit.
Ne ndërtojmë për brezat e ardhshëm!https://www.facebook.com/Zv.Minist/posts/709146084493609