Profesori universitar, Bashkim Selmani në një prononcim për indeks.mk ka folur rreth akuyave të VMRO-DPMNE-së lidhur me Korridorin 8 dhe akuzat që nëpërmes deputetëve, partia e Mickoskit i adreson tek zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Selmani ka deklaruar se VMRO-DPMNE-ja është e vetmja parti ndoshta që nuk ka të drejtë morale të akuzojë për gjëlla të tilla dhe nuk mundet sipas tij, deputetët të marrin rolin e prokurorit sepse janë pikërisht ata, me ish kryetarin e tyre dhe kryetarin aktual që kanë ndikuar e “prishur”, sistemin e drejtësisë në vendin tonë.

Duke folur për Korridorin 8, Selmani ka thënë se është fatmirësi që ky projekt kaq i madh, më i madhi që nga pavarëisa e vendit, udhëhiqet nga një shqiptar.

Selmani mes tjerash thotë se VMRO-ja nuk ka të drejtë morale të akuzojë e kritikojë për projekte kaq të mëdha strategjike, beneficionet e të cilit sipas profesor Selmanit do t’i ndjejnë të gjithë qytetarët, pavarësisht përktatësisë etnike.