Monday, December 11, 2023

Bekteshi: Shqipëria filloi punën për Korridorin 8, ndërkaq tek ne VMRO dhe “E Majta” po e bojkotojnë dhe vonojnë!

Në Shqipëri kanë filluar punimet për projektin Korridori 8, konkretisht aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë.

Me ketë rast Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook duke shkruar se përderisa në Shqipëri punohet, tek ne i njejti projekt bllokohet.

Bekteshi më tej shton se vendit i duhet një investim ifrastrukturor që sjell dobi ekonomike e jo kthim prapa.