Idownloadsh deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare dhe njëherë profesor universitarë, Ruzhdi Matoshi në një prononcim për indeks.mk ka folur për rëndësinë e Korridorit 8 dhe akuzat që vijnë nga VMRO-DPMNE-ja në adreësë të Artan Grubit, që është edhe Koordinator i këtij projekti.
Matoshi ka thënë se VMRO-ja e ka humbur identitetin politik dhe për momentin është duke zbatuar politikat që vijnë nga Moska dhe Beogradi.
Sipas tij, pikërisht për këtë partia e Mickosit është duke kundërshtuar ndërtimin e Korridorit 8 që sipas tij është agjendë evropiane.
Matoshi ka deklaruar se është pikërisht zv.kryeministri i parë dhe Qeveria që zbatojnë politikat e mbështetura nga BE-ja dhe SHBA-ja dhe prandaj po kritikohet në atë mënyrë nga VMRO-DPMNE-ja