Zv/kryeministri Artan Grubi në emisionin Argument ne TVM2 u pergjigj rreth kritikave dhe akuzave të shumta të drejtuara në adresë të tij. I pyetur nga gazetari Ersan Pajaziti rreth asaj se përse është kaq i përfolur emri ii tij në opinion, Grubi tha se kjo eshte për pasojë e asaj se dikujt i pengon puna dhe aftësia e tij për të menaxhuar me institucionet.
“Ata kurrë e shohin një shqiptarë të aftë për t’a udhehequr qeverinë u pengon kjo. Puna behet aty ku duhet në zyre, në institucion, në mbledhje të qeverisë e jo në rrugë dhe duke parë këtë përkushtim fillojme me sulme nga më të ndryshmet” tha Grubi.