Monday, May 29, 2023

Identifikohet viktima, MPB me detaje rreth vdekjes së shtetasit turk që punonte ndërtimtari në Shkup

Nga MPB për TV21 sot kanë dhënë informacione shtesë në lidhje me vdekjen e shtetasit turk që po punonte në ndërtimtari në Shkup, përcjell TV21. Bëhet fjalë për një 34-vjeçar me iniciale F.A. , ndërsa rasti sipas MPB-së është raportuar rreth orës 18:40.

“Me datë 02.05.2023 në ora 18:40 në SPB-Shkup është raportuar se nga një objekt në ndërtim në zonën e Qendrës është lënduar punëtori F.A.(34) nga Republika e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në Shkup. , i cili është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për dhënie të ndihmës mjekësore. Nga plagët e marra F.A. ka vdekur pak më vonë”, thonë mes tjerash nga MPB duke shtuar se trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.