Arrestohet 21-vjeçari që dyshohet se vrau tetë persona në Serbi.

Gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndodhur edhe një krim i dytë masiv në Serbi, ku u vranë tetë persona, pas sulmit të së mërkurës ku u vranë tetë nxënës dhe një roje në një shkollë në afërsi të Beogradit.

Në afërsi të Mlladenovcit, i dyshuari Uros B., ka qëlluar me armë zjarri nga një veturë në lëvizje dhe ka vrarë tetë persona në tre lokacione të ndryshme në fshatin Dubonë.

Mediat serbe raportojnë se i dyshuari 21-vjeçari është arrestuar në afërsi të Kragujevcit.

Ndërkohë, sipas informacioneve jozyrtare nga terreni, të shtënat kanë nisur pas një mosmarrëveshje në oborrin e shkollës, pas së cilës i dyshuari ka shkuar në shtëpi për të marrë një armë zjarri dhe ka filluar të shtijë.

Nga të shtënat kanë mbetur të vrarë një polic dhe motra e tij, ndërsa identiteti i pesë viktimave të tjera nuk dihet.

Sipas banorëve vendas, gjatë natës janë dëgjuar helikopterë duke fluturuar mbi zonë.