Ali Ahmeti ka mbështetjen e popullatës dominuese shqiptare në vend. Kështu thotë ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në një intervistë për “Trilling”.

“Njeriu është konsistent në pikëpamjet e tij, nuk është politikan. Ai nuk është njeri që mendon për zgjedhjet e ardhshme, është njeri që mendon për gjeneratat e ardhshme”, thotë Osmani në intervistë.

Ministri thotë se të gjitha partitë maqedonase dhe shqiptare, të cilat janë për Maqedoninë e Veriut euroatlantike, kanë një derë të hapur në qeveri. Duke analizuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit, Osmani thotë se 90% e elektoratit shqiptar janë bashkë në Qeveri, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët.
Ne nisëm “Frontin për Europën” pikërisht për këtë arsye, për të bashkuar të gjitha forcat europiane në këtë vend, sepse ndjemë rrezikun që debati në shoqëri të bëhet gjithnjë e më i bardhë e zi. Për BE-në dhe kundër BE-së, që është, për izolim dhe disa rregullime lindore.Kështu vjen puna dhe prandaj thamë nëse është kështu le të shohim kush është për BE-në dhe kush për Maqedoninë e Veriut euroatlantike dhe kështu hyri AA në qeveri.Tani ju kanë 90% të shqiptarëve në qeveri, e të tjerëve u është hapur dera që të jenë pjesë e atij “Fronti për Europën”, kjo vlen edhe për të gjitha partitë e tjera maqedonase që konsiderojnë se marrëveshjet lindore për këtë vend nuk do të thotë një perspektivë, por përkundrazi do të thotë një tragjedi e madhe”, tha Osmani për “Triling”.