Sunday, December 3, 2023

Premtimet për pishinat në Çair mbeten fjalë boshe, kullosë në vendin ku do të duhej të kishte ujë

62.586 qytetarë të Komunës së Çairit nuk kanë ende pishinë, pavarësisht se ndër vite autoritetet komunale dhe lokale premtojnë se do të ndërtojnë hapësira ku qytetarët përveç që do të freskohen gjatë temperaturave të larta të verës, ato do të jenë edhe vend ku do të “shkëlqejë” sporti. Portalb.mk vizitoi lokacionet ku sipas premtimeve, deri tash do të duhej të ishin ndërtuar pishinat dhe pamë se nuk po zhvillohet asnjë aktivitet, shkruan Portalb.mk.

Premtimin e parë për ndërtimin e pishinës në Çair e ka dhënë Visar Ganiu në zgjedhjet lokale të vitit 2017-të. Megjithatë, pishina nuk u ndërtua në mandatin e parë dhe Ganiu në mandatin e dytë sërish premtoi ndërtim të pishinave, kësaj radhe 3. Prej vitit 2017-të kanë kaluar afër gjashtë vjet, por këtë premtim Ganiu nuk e ka realizuar ende.

Ish pishina e vjetër në Çair, ku duhet të ndërtohet pishinë për të gjithë qytetarët Ish pishina e vjetër në Çair, ku duhet të ndërtohet pishinë për të gjithë qytetarët
Vendi në Fushë Topanë të Shkupit, ku duhet të ndërtohet pishina për nxënësit. Foto: Suad Bajrami Vendi në Fushë Topanë të Shkupit, ku duhet të ndërtohet pishina për nxënësit. Foto: Suad Bajrami
Ish pishina e vjetër në Çair, ku duhet të ndërtohet pishinë për të gjithë qytetarët Ish pishina e vjetër në Çair, ku duhet të ndërtohet pishinë për të gjithë qytetarët