A ka më shumë apo më pak punëkërkues më 2023?
2023-ta nisi me një objektiv të ri, por që në tre muajt e parë ngjalli paqartësi.
Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga ky janar nisi të publikojë të dhënat administrative të tregut të punës, që në fokus ka numrin e të punësuarve dhe atyre që kërkojnë punë.
Në janar të tillë ishin regjistruar 82.404 vetë, por në mars ky numër ra në 27.776.
Nga ASK thonë se ky ndryshim në shifra erdhi pasi shumë të rinj kërkuan punë veç njëherë
Këto statistika tash e tutje do të freskohen çdo muaj, derisa tregon edhe sektorët ku fokusohet më shumë tregu i punës.
Për njohësit e ekonomisë, shteti duhet të orientohet më shumë kah një sektor me potencial të madh të zhvillimit. Nga statistikat e ASK-së, në Kosovë janë 360 mijë të punësuar.